Transmetuar më 29-06-2020, 19:02
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është raportuar në Kukës, ku një kamion ka rënë nga ura duke përfunduar në liqen.

Ngjarja është shënuar në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /k.k/noa.al/