Transmetuar më 29-06-2020, 14:45

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme, ku një djalë i ri është mbytur duke u larë në liqen në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc.

Dyshohet se u larë në liqen, është mbytur 16-vjeçari L.G., banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e policisë, teksa trupi nuk është gjetur ende.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /a.y/noa.al