Ekzekutimi i dy biznesmenëve në Laç, lihet në burg bashkëpunëtori i Lamaj
Transmetuar më 29-06-2020, 14:58

I dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Hasani (Lika) dhe Paulin Gjergji (Marku), Gjykata e Kurbinit ka caktuar “arrest me burg”, për Ilir Xhepaj.

33-vjeçari do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve, ndërsa akuzohet se ka bashkëpunuar me të dyshuarin kryesor Eduart Lamaj, në vrasjen e 30 majit në Laç.

I riu u arrestua paraditen e së dielës në zonën e “Astirit” në Tiranë, në afërsi të pallatit ku jetonte me qira.

Kujtojmë se Xhepaj kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për grabitje, ndrsa në 15 maj, kishte kryer një tjetër plagosje.

I dyshuari kryesor për krimin është Eduart Lamaj. Si bashkëpunëtorë të Lamaj janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, 31- vjeçari Elson Alija, i njohur ndryshe si Oltion Vlashi dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. /a.y/noa.al

Vrasja e dy biznesmenëve, gjenden dy pistoleta pranë klinikës private ku u kurua i plagosuri

Ekzekutimi i dy biznesmenëve në Kurbin, zbulohen emrat e 3 të shpallurve në kërkim

U arrestua në spitalin privat ku kuronte plagën e infektuar, kush është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë

Mjekët e spitalit “Amavita” në Tiranë, kuruan ilegalisht të dyshuarin për vrasjen e dy biznesmenëve

Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, arrestohet një person i dyshuar, u paraqit në spital i plagosur

Loading...