Transmetuar më 29-06-2020, 14:00
Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, pas dy javësh izolim pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi, është shëruar.
Këtë fakt e ka mësuar pasi nga tamponi i dytë të cilit iu nënshtrua ditën e djeshme, doli negativ.
I lumturuar nga lajmi i marrë, Flori ka ndarë reagimin e parë në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foton e një astronauti euforik dhe disa emoji lumturie.
“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan aktori. /a.y/noa.al
Flor Binaj shërohet nga koronavirusi, tamponi i dytë e nxjerr negativ
Izolimi prej Covid-19/ Florian Binaj tregon “të 7-tat e karantinës”!