Transmetuar më 29-06-2020, 13:18

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Shkodër, në fshatin Vukatanë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se është qëlluar drejt një makine, brenda së cilës ndodhej një person.

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:30, ku në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha, 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Aktualisht vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetjes, personin e vendosur në shënjestër të të shtënave. /a.y/noa.al