Transmetuar më 29-06-2020, 13:12

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë dy ditore në Kosovë, pak ditë pasi Haga komunikoi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Nga kryeqyteti i Kosovës, ai dërgon një mesazh dhe akuzat i cilëson si njollë turpi.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

Akuzat e Hagës, Rama merr në mbrojtje Thaçin dhe Veselin: Gjyqësi eksperimentale