Transmetuar më 29-06-2020, 13:06

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme si masë sigurie “arrest me burg” për Adjola Lakrën, 26-vjeçaren e akuzuar se nxori në pritë 40-vjeçarin Hekuran Billa, i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Avokati i së resë, ka mohuar akuzat ndaj klientes së tij, duke thënë se ndaj Adjolës nuk ka prova.

“E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta”, deklaroi për mediat avokati në dalje të gjykatës.

Në vijim shtoi se 26-vjeçarjka nuk ka pasur dijeni për gjakmarrje mes palëve dhe se ditën kur ndodhi krimi, atë e kanë marrë në telefon dhe nuk ka telefonuar njeri.

“U garantoj që asnjëherë as e ka ditur për gjakmarrjen dhe as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Nuk mund të deklaroj më shumë, për shkak se cenoj sekretin hetimor”, tha avokati i bjondes.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka deklaruar ka qenë e lidhur me 40-vjeçarin Billa, por se më parë ka pasur lidhje me Sebastian Malin, një nga autorët e dyshuar në krim.

“Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku mamaja e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por me pas jemi ndarë. Fillimisht më ka bërë Hekurani ftesë në Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, është shprehur e reja.

Por ajo ka mohuar kategorikisht që të jetë e përfshirë në vrasje.

Dyshohet se Lakra është përdorur nga 23-vjeçari Sebastian Mali, për të nxjerrë Billën në pritë, ku dhe u ekzekutua me silenciator.

Pas arrestimit të Malit u zbuluan bisedat e shumta me Adjolën, çka bëri që policia ta mbajë nën vëzhgim.

Sebastian Mali është djali i motrës së Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej.

I dyshuari kryesor, Viktor Marku, është gjithashtu daja i Malit dhe vëllai i Prel Marku. /a.y/noa.al

Vajza e arrestuar dyshohet se nxorri në pritë Billën, vrasja gjatë takimit me të

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një vajzë e dyshuar si bashkëpunëtore/Emri 

Nxori në pritë Billën, Adjola Lakra: Isha e lidhur me Hekuranin, më parë me Sebastianin🎥👇http://noa.al/lajmi/2020/06/2171058.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Lundi 29 juin 2020