Flor Binaj shërohet nga koronavirusi, tamponi i dytë e nxjerr negativ
Transmetuar më 29-06-2020, 12:04

Aktori i humorit Florian Binaj, nuk është më i prekur me koronavirus, pasi është shëruar.

Nga tamponi i bërë ditën e djeshme, i dyti për të, ka rezultuar negativ ndaj virusit.

Prej dy javësh aktori i njohur u izolua, por nuk iu nënshtrua asnjë trajtimi me ilaç.

Ai tregoi kur zbuloi se ishte infektuar nga Covid-19, se kur ishte me pushime në Dhërmi, kishte pasur ethe dhe temperaturë.

Më tej tamponi e nxorri pozitiv ndaj koronavirusit, duke bërë që të izolohet, ndonëse për asnjë moment nuk u shkëput nga puna. /a.y/noa.al

Loading...