Transmetuar më 29-06-2020, 11:44

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.

Rreth orës 09:55, në lagjen “20 Tetor” Lushnje shtetasi E.D., duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ka aksidentuar 68-vjeçarin Q.M, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e Fierit, i plagosuri po dërgohet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet hetimore e proceduriale. /a.y/noa.al