Transmetuar më 29-06-2020, 11:17
Gramoz Ruci, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, i ka shkuar në zyrë paraditen e sotme, kryeparlamentatrit Gramoz Ruçi.

Ky takim vjen pas raportit të Komisionit të Venecias, ku kërkohej ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese si dhe përfundimi i reformës zgjedhore brenda afatit

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilat u nënvizuan si domosdoshmëri nga ambasadorja.

Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. /a.y/noa.al