Transmetuar më 29-06-2020, 09:20

Tre persona janë vënë nën hetim për zaptim plazhi në Durrës. Në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan tre subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike plazh, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. /a.y/noa.al