Transmetuar më 29-06-2020, 09:12

Tre persona gjetën vdekjen të helmuar me metanol në shtetin e New Mexico, në SHBA, pasi pinë higjienizues për duart.

Lajmi bëhet me dije nga autoritetet shëndetësore, duke konfirmuar se tre persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i katërt ka humbu shikimin.

Një zëdhënës i departamentit të shëndetësisë, në shtetin amerikan, deklaroi se rastet kanë lidhje me alkoolin, duke qenë se higjienizuesi për duart ka një përqindje të lartë alkooli dhe dyshohet të jetë pirë si masë kundër koronavirusit.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave paralajmëroi kujdes në blerjen e nëntë llojeve të produkteve higjienizuese në Meksikë, sepse ato përmbajnë metanol.

“Nëse besoni se keni përdorur ose konsumuar një higjienizues për duart që përmban metanol, ju lutemi kërkoni ndihmë mjekësore. Një antidot për helmimin e metanolit, ekziston, por sa më shpejt të merret, aq më të larta janë shanset që pacienti të shërohet”, tha Sekretari i Shëndetësisë i SHBA Kathy Kunkel u tha popullatës. /a.y/noa.al