Kuvendi diskuton për ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare
Transmetuar më 29-06-2020, 07:36

Kuvendi shqyrton sot mdryshime të reja në ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës duke kërkuar që të shtohen edhe tre të tilla në kalendarin vjetor.

Nisma legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, diskutohet sot në Kuvend, nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Projektligji parashikon që për minoritetin serb të shtohen dy festa zytare në vit, përkatësisht 15 Shkurt dhe 28 Qershori, të njohura su Ditët memoriale të serbëve.

Ndërsa 24 Qershori, propozohet të shtohet si festë zyrtare si Dita e Egjiptianëve.

Aktualisht në Republikën e Kosovës janë 11 festa zyrtare.

Loading...