Transmetuar më 28-06-2020, 22:23

Ndërron jetë një tjetër person në Kosovë nga Koronavirusi.

Rasti i fundit e çon në 49 numrin total të të vdekurve në vend.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë konfirmuar 87 raste të reja me koronavirus.

“Sot më 28 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive. ”, thuhet në njoftim./noa.al/