Transmetuar më 28-06-2020, 21:55

Ndërron jetë në spital një 64-vjeçar i cili u aksidentua ditën e djeshme.

Ai u aksidentua në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldrë.

Gjergj Smaçi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumes, në Tiranë.

Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.

Mësohet se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna./noa.al/