Sadiku nuk ndalet, tund rrjetën. Vetëm një gol e ndan nga rekordi te Malaga
Transmetuar më 28-06-2020, 21:28

Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku "shkëlqen" sërish në "La Liga 2" me Malagën.

Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për andaluzianët në takimin e javës së 36-të kundër Zhironës.

Sulmuesi i Shqipërisë shfrytëzoi saktë krosimin e shokut të skuadrës duke goditur lehtësisht me kokë në minutën e 49-ë.

Malaga e fitoi këtë takim me rezultatin 2-0.

Ky është goli i 13-të sezonal me Malagën në kampionat me Sadikun dhe ndodhet vetëm një gol larg rekordit të më shumë golave të realizuar nga një lojtar i Malagës në një sezon.

Më poshtë keni golin e shënuar nga Sadiku:

Loading...