Shpërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA, nuk i shërbeu klientes sepse…
Transmetuar më 28-06-2020, 19:34

Një grua në San Diego të SHBA-ve nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbucks pasi ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.

E irrituar dhe tepër e nervozuar, ajo shkroi në Facebook një postim me titullin: ”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor”.

Në postimin e saj pati shumë komentet negative. Disa ishin të durueshëm, duke i shpjeguar Gilles se punonjësit e Starbucks thjesht po ndjekin protokollin, ndërsa disa ishin më pak të sjellshëm. Gilles nxiti komentuesit duke iu përgjigjur disa prej tyre. “Maska është budallallëk dhe po kështu janë njerëzit që i veshin”, shkroi ajo.

Që nga e premtja, në postimin e saj pati 133 mijë komente. Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij.

Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për kamarierin Gutierrez. Ai shprehu mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook.

Loading...