Transmetuar më 28-06-2020, 18:54

Për shkak të koronavirusit futbolli u ndërpre dhe pas rikthimit, ndeshjet po zhvillohen pa praninë e tifozëve. Spektatorët janë një nga aspektet më të rëndësishëm të këtij sporti, duke i dhënë më shumë emocione, por rregullat për distancimin social kanë bërë që dyert e stadiumeve të jenë të mbyllura.

Megjithatë, disa nga vendet e prekura nga koronavirusi kanë bërë të mundur që të lejojnë publikun në stadiume. Bëhet fjalë për Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi. Së fundmi, listës i është shtuar edhe Brazili.

Ky vendim është parë si i çuditshëm sepse shteti amrikano-latin është një nga më të prekurit e COVID-19. Brazili vendi i dytë në botë pas SHBA< si më i prekur nga Covid-19, vendosi që nga data 10 korrik stadiumet do të hapen në 1/3-tat e tyre.

Ndërkohë, nga data 2 gusht stadiumet do të mbushen me 2/3-at e tyre dhe më pas nga data 16 gusht nuk do të ketë më kufizime.

Shpresohet që edhe në Shqipëri fundi i kampionatit të përkojë me rikthimin e tifozëve.

/NOA.al