Transmetuar më 28-06-2020, 17:01

BE premton 4.9 miliardë euro për testet e koronavirusit, vaksinat dhe trajtimet e pandemisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen foli gjatë një konference për media pas një samiti të BE-së, duke dhënë këtë premtim.

Ajo tha se BE zotohet se do t’i akordojë j 4.9 miliardë euro Bankës Evropiane të Investimeve për testet, trajtimet dhe vaksinat me qëllim që të përballohet sa më mirë përhapja e koronavirusit, në kontinent.

Premtimi erdhi ndërsa liderët globalë bashkuan forcat me disa artistësh – përfshirë Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus – për një koncert të Shtunën me qëllim për të mbledhur para në luftën kundër COVID-19.

Në një koncert tjetër për mbledhje fondesh morën pjesë edhe Usher, Jennifer Hudson, Justin Bieber dhe Quavo, J Balvin, Chloe x Halle, Yemi Alade, dhe Christine dhe Queens.

Do të ketë nisma të ngjashme me qëllim që të mblidhen sa më shumë fonde, për të ndihmuar ekipet që merren në terren me zbutjen e pandemisë.

Edhe vendi ynë po përballet pas përhapjes me një situatë më të vështirë, për shkak të rritjes së shifrave të personave të infektuar, po ashtu edhe viktimave që janë rregjistruar në javët e fundit.

Një 70-vjeçar nga Shkodra humbi sot jetën i prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 56 numrin total të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë tha se i moshuari vuante nga deibati dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në spital.

Ndërkaq, 72 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 374 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, në Shqipëri.

Dy qytetarë kanë humbur jetën, gjatë paradites. .

Sipas të dhënave zyrtare, në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1,384 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

/NOA.al