Transmetuar më 28-06-2020, 12:33

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nxit Policinë e Shtetit që të vijojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë në nderimin me medalje të Shefes së Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio, vlerësoi mbështetjen në prioritetet e përbashkëta të sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë.

Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”. tha ambasadorja Yuri Kim. /k.k/noa.al/