Transmetuar më 28-06-2020, 11:45

Policia ka vënë në pranga katër persona pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në pranga kanë rënë K.S., pasi në rrugën "Rexhep Targa" në Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase.

G.C.,  G.K., dhe K.G., pasi u kapën nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. /k.k/noa.al/