Transmetuar më 28-06-2020, 11:29

Janë arrestuar orët e fundit në Durrës shtatë persona, pesë prej të cilëve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Më konkretisht janë ndaluar shtetasit:

D. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi".

E. M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përndjekja", pasi më datë 19.05.2020, ka përndjekur ish të fejuarën e tij.

D. P., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mosdhënia e mjeteve për jetesë".

I. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

H. M., 62 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë policia e qytetit bregdetar bëmn me dije se është vënë në pranga një 48-vjeçar nga Kruja.

I identifikuar me inicialet I. M., ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga edhe një person që drejtonte makinën i dehur. /k.k/noa.al/