Transmetuar më 28-06-2020, 11:07

Dy pesona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbjellë kanabis sativa.

Autoritetet policore të Mallakastrës kanë vënë në pranga 50-vjeçarin me inicialet A.Z, banues në Vlorë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, thonë burimet zyrtare.

I ndaluari i dytë është 25-vjeçari me inicialet J.Sh, banues në Klos të Mallakastrës.

Mësohet se i riu është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /k.k/noa.al/