Transmetuar më 28-06-2020, 07:09

Ajo që po ndodh në Siberi së fundmi i ka lënë të gjithë gojë hapur. Në arktikun rus janë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë.

Pamjet e fotografuara nga satelitët tregojnë se vetëm 30 milje larg Oqeanit Arktik në rajonin Yakutia, një nga zonat më të ftohta dhe të pabanuara në planet, flakët kanë dalë jashtë kontrollit në pyje pas temperaturave të larta të regjistruara.

Vatrat e zjarrit janë tepër të mëdha, ato kanë djegur një sipërfaqe të madhe me pyje.

Një verë e paprecedentë kjo, me vendasit që kanë dalë për të marrë rreze dielli, gjë që as autoritetet përkatëse nuk po i japin dot shpjegim.