Transmetuar më 28-06-2020, 10:05

Dy makina janë përfshirë në një aksident sot te By-Pass-i i Fierit.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ngjarja ka krijuar edhe trafik të rënduar për disa minuta.

I lënduari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku raportohet se nuk ka rrezik për jetën.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por një grup i posaçëm po punon në vendin e ngjarjes.

Forca të shumta policie u ndodhën aty për të normalizuar trafikun. /k.k/noa.al/