Transmetuar më 28-06-2020, 09:09

Policia ka dhënë detaje nga operacioni që çoi në prangosjen e autorit të dytë të dyshuar si vrasësi i dy biznesmenëve në Kurbin.

Operacioni për kapjen e Ilir Xhepajt u zhvillua në Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e tjera.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, u bë i mundur lokalizimi i 33-vjeçarit, ku edhe u vu në pranga.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentative" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij "Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim ", "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbatja pa leje". /k.k/noa.al/

EMRI/ Vrasja e dyfishtë në Laç, arrestohet bashkëpunëtori i Eduart Lamajt