Transmetuar më 28-06-2020, 08:44

Dy makina janë djegur gjatë natën në qytetin e Elbasanit, ku njëra prej tyre rezultoi të ishte e drejtorit të ISHSH-së, Bendi Musai.

Më konkretisht, rreth orës 03:00, në lagjen “Beqir Dardha”, automjeti me targë AA 300 UT, tip “Audi” u përfshi nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shaurjen e zjarrit. Automjeti i djegur mësohet se është në pronësi të Bendi Musait, i cili aktuallisht mban postin e Drejtorit të ISHSH për Elbasanin.

Edhe pse nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ka dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimtë.

Ndërkohë po në Elbasan, në Lagjen “Haxhias”, rreth orës 03:30 është djegur automjeti tip “Peugeot”, me targë AA 197 HY, në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.

Hetimet vijojnë për dy rastet. /k.k/noa.al/