Transmetuar më 28-06-2020, 08:27

Është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes bashkëpunëtori i Eduart Lamajt në vrasjen e dyfishtë të biznesmenëve në Laç, Bujar Hasani dhe Paulin Marku.

Ilir Xhepaj është përmendur edhe më herët si bashkëpunëtor në atentat.

Të veshur si policë, Lamaj dhe Xhepaj u futën në hotelin A&A në Kurbin, ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Lamaj u arrestua disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në "Qytetin Studenti" në Tiranë, në mënyrë ilegale.

Ai kishte marrë një plumb gjatë atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt. /k.k/noa.al/