Konfirmohen 96 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona
Transmetuar më 27-06-2020, 22:46

Konfirmohen 96 raste të reja me koronvirus në Kosovë në 24 orët e fundit.

Lajmi njoftohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Ndërkaq këtë të shtunë janë shëruar edhe 92 pacientë, ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.

Mësohet se që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 48 persona, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./noa.al/

Loading...