Transmetuar më 27-06-2020, 22:53

Dy fëmijë janë gjetur të pajetë dhe pranë tyre edhe trupi i të atit. Ngjarjen e rëndë e zbuloi nëna e të vegjëlve e cila ka më herët kishte marrë nga i shoqi, mesazhin: "Nuk do t’i shohësh më".

Ngjarja e trishtë ndodhi në Margno, Lecco të Italisë, raporton noa.al duke cituar RaiNews. Dy fëmijët ishin binjakë 12 vjeçarë, një djalë dhe një vajzë, Diego dhe Elena.

Policia tha se autor është Mario Bressi, 45 vjeç i cili dyshohet se më pas u vetëflijua. Kur nëna e fëmijëve, Daniela Fumagalli, shkoi në shtëpi, gjithçka kishte marrë fund. Dy fëmijët ishin mbytur kurse babai i tyre ishte hedhur nga një urë afër shtëpisë së pushimit që familja nga Milano kishte në Margno. /noa.al/