Transmetuar më 27-06-2020, 20:25

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e “Dajtit”, Tiranë.

Sipas policisë, makina ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht.

Mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 të mbrëmjes së sotme.

Shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

/NOA.al