Transmetuar më 27-06-2020, 20:31

Përfshihet nga flakët një automjet në levizje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit”.

Makina ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht.

Mjeti i përkiste shtetasit E.H., ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Më tej, në njoftim thuhet se shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale./noa.al/