Transmetuar më 27-06-2020, 19:43

Bashkimi Europian vendosi sot të mos lejojë lëvizjen e shqiptarëve në zonën Shengen ndërsa lejoi që nga 1 korriku të lëvizin lirisht shtetasit e Serbisë dhe Malit të Zi.

Ish zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Tritan Shehu, duke analizuar këtë zhvillim shqetësues, pohon se fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit që BE etj., i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keqmenaxhimit te Covid 19 tek ne.

Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne “listen e zeze”, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane.

Ndërsa BE ndali shqiptarët, hoqi pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina.

"Ndersa Shqiperia mbahet ne “karantine”, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo".

Dr. Shehu thotë se "në fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh. Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona".

"E patolerueshme dhe e pafalshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj. Ndryshe…quo vadis!?", thotë Shehu në fund të qëndrimit të tij.