E rëndë, një vajzë 13 vjeçare mbytet në pishinë
Transmetuar më 27-06-2020, 18:56

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lipjan.

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën, teksa është mbytur në një pishinë.

Pavarësisht dërgimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ajo ka arritur pa shenja jete.

Njesitet kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejshme./noa.al/

Loading...