Transmetuar më 27-06-2020, 18:09

Përfshihet nga flakët një kullë 17-katëshe në Londër të Britanisë së Madhe.

Siç edhe shihet nga pamjet, flakët kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Deri tani raportohet për 18 të lënduar që po mjekohen.

Ngjarja ndodhi në bllokun në Otto Street, Kennington pasi një banesë me pesë dhoma gjumi u përfshi plotësisht nga zjarri.

Brigada e Zjarrit në Londër dërgoi tetë motorë dhe rreth 60 zjarrfikës për të shuar flakët.

Më poshtë keni pamjet:/noa.al/