Itali, shqiptari i bën pritë gruas para lokalit, i vendos thikën në fyt
Transmetuar më 27-06-2020, 15:42

Një 33-vjeçar shqiptar me banim në provincën e Milanos, u arrestua nga policia italiane, i akuzuar për rrëmbimin e gruas së tij.

Gruaja ishte duke u ndarë nga burri i dhunshëm, dhe prej disa ditësh ishte transferuar bashkë me dy fëmijët e mitur në Genova, ku kishte plan që të niste një jetë të re.

Mbrëmjen e së premtes, burri, i cili e kishte kërcënuar dhe dhunuar edhe herë të tjera, i zuri pritë në dalke të një lokali.

Ajo e trembur tentoi që të strehohej në makinë, por ai e arriti duke e kapur për flokësh dhe duke i vendosur thikën në fyt.

Gruaja kurajoze arriti që të kapë celularin dhe të telefonojë ndihmën e shpejtë, duke bërë që 33-vjeçari të arratisej, duke i marrë portofolin dhe çelësat e makinës.

Ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili tashmë po përballet me drejtësinë. /a.y/noa.al

Loading...