Transmetuar më 27-06-2020, 13:51

Vret djalin me grushte dhe e fsheh kufomën e tij në mur. 56-vjeçarja Galina Morozova, nga Astrakhan, në jugperëndim të Rusisë, akuzohet për vrasjen e djalit të saj Aleksandr Parakhnyakov, 12 vjeç me një girë gjimnastike, pasi i mituri kishte marrë pjesë në një festë pa lejen e saj.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve, pas vrasjes së djalit, e denoncoi të miturin si të zhdukur në polici.

Për tre muaj ajo dukej e dëshpëruar për gjetjen e djalit, mirëpo hetimet e policisë, nisën të ngrinin dyshime.

Nga kontrollet në çdo pjesë të shtëpisë, kufoma e djalit u gjet e murosur me çimento, në kantinën e verës së shtëpisë.

56-vjeçarja deklaroi se e vrau djalin pasi i mituri kishte marrë pjesë në një festë pa leje, dhe kishte fjetur tek një shok. Në kthimin e tij në shtëpi, gruaja e rrahu djalin egërsisht, ku goditja me një girë nga ato të gjimnastikës, i mori jetën. /a.y/noa.al