Festa e ditëlindjes kthehet në vatër koronavirusi, infektohen 18 persona, disa në rrezik për jetën
Transmetuar më 27-06-2020, 13:16

Bëjnë një festë surprizë, por kthehet në një vatër koronavirusi. Gjithçka ndodhi në një shtëpi në Carrollton, të Texas, SHBA, ku ishin grumbulluar një grup të afërmish, për të festuar një ditëlindje.

Njëri prej tyre ishte pozitiv me Covid-19 dhe ishte simptomatik, por prej tij u infektuan 18 persona.

Texas, është një prej vendeve më të goditura në SHBA nga epidemia e koronavirusit, aq sa guvernatori ndërpreu operacionin e rihapjes, e njohur si faza 2, duke e cilësuar si një veprim të pamatur kthimin në normalitet.

Mes 18 të infektuarve, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, për shkak të moshës së avancuar dhe sëmundjeve shoqëruese.

Në festën e cila zgjati disa orë, merrnin pjesë 25 persona, të cilët nuk mbanin maska dhe nuk respektonin masat në fuqi.

Mes të prekurve janë 10 anëtarë të së jetës familje, mes tyre dy fëmijë dhedy të moshuar të cilët përunduan në spital. /a.y/noa.al

Loading...