Babai vret fëmijët binjakë 12 vjeç, i jep fund dhe jetës. Mesazhi i fundit që i dërgoi gruas
Transmetuar më 27-06-2020, 12:58

Dy fëmijë u vranë nga babai i tyre në Lecco të Italisë, ku dy binjakë 12 vjeç, u gjetën të vdekur.

Dyshohet se fëmijët u mbytën nga babai i tyre, për tu gjetur më tej të pajetë.

Babai i dy fëmijëve, pasi vrau djalin dhe vajzën, i dha fund dhe jetës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja tragjike, është kryer në kushte të rënduara psikologjike, pas divorcit të prindërve.

Ishte nëna ajo që i gjeti trupat e pajetë të fëmijëve, pas një mesazhi që i kishte dërguar burri, teksa burri ishte hedhur nga lartësia e urës së Vittoria të Maggio, në Cremeno (Leço).

Në mesazhin që i kishte dërguar gruas, burri shkruante, “Nuk do ti shikosh më”.

Në gjendje shoku, 45-vjeçari u dha fund edhe jetës, për tu gjetur i mbytur pas hedhjes nga ura. /a.y/noa.al

Loading...