Transmetuar më 27-06-2020, 09:42

Një histori e tmerrshme po shokon gjithë botën, ku dy prindër sjellin në jetë një vajzë, me synimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Babai, nëna dhe një grua tjetër, u arrestuan në zonën e Grosseto në Itali, pasi u akuzuan për abuzim seksual me të mitur dhe mbajtjen e materialeve me pullë të kuqe.

Ata u arrestuan në muajin janar, por u lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që këtë të enjte, u dha dënimi përfundimtar ndaj tyre.

Babai duhet të vuajë 9 vite burg, ndërsa dy gratë nga 6 vite. Tre të dyshuarit u vunë në pranga, pasi policia gjeti material me pullë të kuqe në shtëpinë e 41-vjeçarit.

Aty agjentët zbuluan se ngjizja e vajzës së çiftit, ishte bërë për ta kthyer në lojë seksuale, gjithmonë në dispozicion të tyre.

Nga hetimet u zbulua se ishte e përfshirë një grua tjetër, nënë e një vajze tjetër, e cila gjithashtu përdorej nga çifti për abuzime seksuale. Nëna e vajzës e kishte shitur të bijën tek pedofilët për para, shkruan noa.al.

Gjatë marrjes në pyetje 41-vjeçari i pranoi akuzat, duke thënë se kishte abuzuar me të bijën për kënaqësi seksuale dhe se i kishte shpërndarë imazhet tek pedofilë të tjerë në whatsapp. /a.y/noa.al