Transmetuar më 26-06-2020, 23:17

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, pas një zënke me analistin e emisionit, i ftuari ka braktisur programin.

Gjatë një debati në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, analisti Arjan Çuri ka përmendur familjen e ish-deputetit të PD, i cili ishte i ftuari në emision, Agron Shehajt.

Analisti Çuri gjatë debatit me Shehajn tha se në momentin kur kreu i PD-së, Lulzim Basha shpalli të parin në listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës Shehajn.

Por shtoi se këtë të fundit nuk e njihte aspak më herët për shkak se familja e ish-deputetit të PD nuk ishte e njohur më parë dhe nuk kishte ndonjë kontribut të madh në politikë.

Pas këtij komenti të Currit ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj u ndje i fyer nga komentet e analistit duke e braktisur emisionin.

Moderatori Arjan Çani këmbënguli që Shehaj të vazhdonte të qendronte në studio, por ai refiuzoi të qëndronte për të vazhduar intervistën./NOA.al