Transmetuar më 26-06-2020, 21:10

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, mori sot pjesë në prezantimin e projektit trasformues të shkollës "Sami Frashëri" e cila pas amortizimit dhe goditjes fatale që mori nga tërmeti i 26 nëntorit, tha se do të rindërtohet shumë më e bukur dhe e sigurt.

Në këtë projekt morën pjesë edhe ministra të tjerë, si Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manasterliu, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PS-së.

"Në 7 vjet qeverisje, qëndrore dhe lokale, në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, e kemi dëshmuar sa herë, se derivat i pamjeve 3 dimensionale janë prekjet e projekteve reale", tha Spiropali, gjatë prezantimit të projektit.

Sipas ministres, "edhe kjo shkollë emblemë e kryeqytetit do të kthehet në një hapësirë fantastike me standarde bashkëkohore që do t’i shërbejë 1500 nxënësve duke i dhënë fund mësimit me dy turne".

/NOA.al