Transmetuar më 26-06-2020, 20:37

Presidenti Meta ka reaguar mbi akuzat e ngritura për Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli.

I bindur në pafajësinë e tyre, kreu i shtetit shprehet se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.

Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë”, shkruan Meta në Facebook.

Më herët gjatë një konference me gazetarët, Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Veseli për të përballuar aktakuzat për krime luftë të ngritura ndaj tyre. /k.k/noa.al/