Transmetuar më 26-06-2020, 13:15

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse ka një marrëveshje mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, pas miratimit të kandidatit të propozuar prej tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe dekretimin e bërë për Eurobondin.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë! Eurobondi u kthye, pasi mungonte vendimi i Bankës së Shqipërisë që ishte vendimtar. Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin këtu firmoset menjëhjerë, çdo gjë tjetër kthehet për refeltkim”, u shpreh Meta.

Ai tha se çfarë vendimi merr parlamenti për kandidautrën e KLSH, është e drejta e parlamentit, teksa shtoi “Nga ana tjetër jam i zhgënjyer për rrëzimin e tre kandidaturave të para, të cilat ishin shumë përfaqësuese”.

Arben Shehu u votua nga parlamenti për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa më parë mazhoranca refuzoi tre propozimet e Metës, Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. /a.y/noa.al