Akuzat për Thaçin dhe Veselin, Meta: Strategji provokative, për të njollosur UÇK-në
Transmetuar më 26-06-2020, 13:06

Presidenti Ilir Meta komenton akuzat e ngritura nga Haga për krime lufte, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ai shpreh bindjen se akuza të tilla do të përballohen me urtësi dhe unitet nga jo vetëm këto dy personalitete.

“Duke vlerësuar se kjo nuk është sfidë individuale jam i bindur se do të përballohet me unitet nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Pala që shkaktoi luftën e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK-së por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Shpreh solidaritetin tim, jo vetëm si kreu i shtetit por edhe si mik dhe si shok për të rrëzuar këtë strategji provokative”, u shpreh Meta.

Ai tha se nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka aktakuza, por se në eksperiencën e këtyre 20 viteve, pala që shkaktoi luftën dhe gjenocidin e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK.

“Synohet edhe dëmtimi i funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit jo vetëm që është njohur nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, por edhe ka treguar se është faktor stabiliteti për rajonin. I shpreh solidaritetin tim edhe si president por edhe si mik dhe shok me presidentin e Kosovës, por edhe me kryetarin e PDK-së dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet për të konfirmuar edhe njëherë tjetër drejtësinë e luftës së UÇK dhe rrëzuar këtë strategji provokative që kërkon të mbajë peng rajonin dhe të minojë integrimin si në disa vende fqinje”, deklaroi Ilir Meta. /a.y/noa.al

Loading...