Shkatërrimi i marrëdhënieve me SHBA, si po përpiqet Kina të afrohet me Europën
Transmetuar më 26-06-2020, 02:08

Me shtimin e mosmarrëveshjeve Kinë-SHBA, liderët e Bashkimit Europian po përpiqen të mos përfshihen dhe të gjejnë një rrugë të vetën.

Në fakt, jo vetëm Europa, por dhe të gjitha vendet që kanë lidhje me këto dy fuqi të mëdha, Kinën dhe SHBA, po përballen më një gjendje të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ditët e fundit, SHBA deklaroi se "shkëputja" e plotë nga ekonomia kineze është një zgjedhje politike amerikane. Tregtia kinezo-amerikane është aktualisht 40 miliardë USD në muaj.

Po kush është shkaktari i kësaj gjendjeje? Për Pekinin zyrtar, përgjigjja është një: SHBA-ja.

Mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe ShBA-së deri diku nuk kanë lidhje me bashkëpunimin Kinë-BE. Megjithëse tre palët kanë lidhje të ngushta, marrëdhëniet Kinë-BE dhe SHBA-BE janë marrëdhënie të pavarura dypalëshe.

Për këtë arsye, megjithëse SHBA-ja, duke shfrytëzuar statusin e aleatit tradicional, mund ta vërë BE-në në pozitat e të bërit një zgjedhje mes Kinës dhe SHBA-së.

Pekini e ka shumë të qartë këtë opsion, ndaj shprehet: "Shpresojmë që BE-ja ende ka mençuri dhe guxim për të ndjekur një rrugë të pavarur dhe aftësi të plotë për të përballuar kërcënime të tilla".

Ndërkohë, qytetarët e disa vendeve kanë përshtypje negative për rolin e Kinës gjatë epidemisë së COVID-19. Pekini thekson se politikat mbi Kinën do të hartoheshin në bazë të këtyre informacioneve, ka shumë mundësi që kjo të sjellë futjen në një rrugë të gabuar. Për qeverinl kineze, mënyra e vetme për shtimin e mirëqenies së popullit kinez dhe popujve evropianë është forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit. Dhe Pekini beson fort që liderët e dy palëve e kanë këtë të qartë dhe vullnetin e mirë për ta realizuar.

Megjithatë, epidemia ka shkaktuar pengesa për bashkëpunimin Kinë-BE. Shumë marrëveshje kanë mbetur në vendnumëro dhe kontaktet në terren janë zeruar. Krahas kësaj, edhe marrëveshja për investimet e tregtinë Kinë-BE, bisedimet për të cilën kanë zgjatur për 7 vjet,  ende nuk dihet kur do të realizohet edhe pse ishte paraparë që të nënshkruhet brenda këtij viti.

Pekini e dëshiron shumë këtë marrëveshje. Dhe nëse ndodh, përfitimet e Kinës janë të shumta, mbi të gjitha, për të ulur dëmet që vijnë nga marrëdhëniet e shkatërruara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shërbimi hekurudhor Kinë-Evropë që po intensifikohet, 9 vjet pas hapjes, i shërben të njëjtave qëllime të Kinës.

Loading...