Transmetuar më 25-06-2020, 16:12

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, pak ditë më parë u infektua me Covid-19.

Binaj e konfirmoi vetë lajmin, por është vetëkarantintuar për 14 ditë.

Pas një javë në karantinë, ai ka publikuar në ‘Instastory’ një qen që fle gjatë gjithë kohës, duke dhënë këtë shembull, ku edhe ka shkruar: “Të 7-tat e karantinës”.

Aktori po e shfrytëzon këtë kohë për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga angazhimet e përditshme, duke mos lënë pas edhe profesionin e tij, humorin.

Këtë të diel ai  nuk do të jetë pjesë e emisonit “Portokalli”, por do të shfaqet përmes “Skype-it”. Disa ditë më parë ai tha se ndihej mirë dhe se nuk kishte simptoma. – “Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë", tha Binaj pasi mësoi se ishte infektuar me koronavirusin./NOA.al