Akuzat e Hagës, Rama merr në mbrojtje Thaçin dhe Veselin: Gjyqësi eksperimentale
Transmetuar më 25-06-2020, 15:13

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas akuzave të ngritura nga Haga, për krime lufte ndaj tyre.

Në një fjalë të posaçme nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se i ka lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi akuzën, por shtoi se dëshiron të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, se nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK-së janë thuajse të tërë, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë dhe romë, si kanibalë.

“Përballë historisë as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli dhe as Ramush Haradinaj, në 21 vite, si vetë UÇK-ja në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën”, u shpreh Rama.

Ai i cilësoi si dyy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, dhe tekstin e cilësoi si një rrufe që godet përtej dy emrave, mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë.

“Këto 21 vite janë të shëruara si ato vijat e numërimit të të burgosurve në qelitë e të burgosurve në lëkurën e shqiptarëve të Kosovës dhe familjeve të tyre. Pas 21 vitesh del një tekst, që në mënyrë haptazi indinjuese vendos një shenjë barazimi. Mes viktimës dhe xhelatit. Madje nëse dikujt sigurisht do të rrudhë buzët. Nuk ka luftë pa gabime, por asnjë vendim qoftë i gabuar nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë historike duke vendosur, dhe ne mund ta themi, se sot u bënë 21 vite dhe pas 21 vitesh del një tekst që në mënyrë sa implicite dhe indinjuese vendos një shenjë barazimi në raport me një proces të tërë mes viktimës dhe xhelatit, madje nëse dikujt do të rrudhë buzë kudo qoftë, shenjë barazimi do i duket e tepërt do i duket e butë, pasi është përmbysur komplet peshorja mes viktimës dhe xhelatit të luftës së Kosovës. ”, deklaroi Edi Rama.

Sipas tij, në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit./a.y/noa.al

Presidentit Hashim Thaçi i ngrihet aktakuzë nga Haga për krime lufte, i përfshirë me të tjerë në rreth 100 vrasje

Thaçi anulon takimin me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, Grenell: E respektoj vendimin e tij

Loading...