E paprecedentë! Trinjakët lindin me koronavirus, njëri në terapi intensive
Transmetuar më 25-06-2020, 14:42

Një lindje e pazakontë trinjakësh, të cilët direkt pas lindjes,  rezultuan pozitiv me koronavirus. Historia vjen nga Meksika dhe lidhur me rastin po hetojnë mjekët.

Dyshohet se foshnjat u infektuan nga nëna nëpërmjet plançetës, ndërkohë që rasti deri më tani cilësohet i paprecedentë.

Raste të foshnjave të sapolindura me koronavirus, ka patur edhe në vende të ndryshme të botës, por që e kishin marrë pas lindjes.

Dy nga foshnjat, një djalë dhe një vajzë janë shtruar në spitalin e San Luis Potosì, në gjendje të qëndrueshme, ndërsa foshnja i tretë ka probleme në frymëmarrje dhe në terapi intensive.

“Është e pamundur që foshnjat të jenë infektuar në momentin e lindjes”, deklaroi

Monica Liliana Rangel Martinez, sekretare e shtetit për shëndetësinë.

Prindërit e foshnjave të ardhur në jetë më 17 qershor janë asimptomatikë. /a.y/noa.al

Loading...