Transmetuar më 25-06-2020, 14:26

Një skenë surreale, ku një burrë shihet me thikën e ngulur në kokë, ndërkohë që duket sikur nuk ndjen dhimbje.

Flet dhe ecën si të mos kishte asgjë, madje refuzon ndihmën e shpejtë.

Skena që shihni në videon më poshtë vjen nga Harlem, në New York, SHBA, dhe po qarkullon në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë një person të larë në gjak dhe me thikën ngulur në kokë, pas një sherri.

“Duket se nuk e ndjente që e kishte të ngulur në kokë. Thika ishte ngulur në kafkë”, shkruhet në komente.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Harlem, në gjendje të qëndrueshme.

Hetimet zbuluan se plagosja kishte ndodhur gjatë një sherri në familje, ndërsa ishte qëlluar me thikë nga partnerja e tij. /a.y/noa.al